RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Bideni i dërgon letër urimi Vuçiqit, thotë se e mbështet dialogun Kosovë – Serbi

bideni-i-dergon-leter-urimi-vuciqit,-thote-se-e-mbeshtet-dialogun-kosove-–-serbi

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi për ditën e pavarësisë së Serbisë, presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në letër presidenti amerikan ka thënë se do të vazhdojë ta mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa po ashtu ka thënë se mbështet dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Presidenti amerikan po ashtu ka bërë të qartë se duhet mbështetur Ukraina përballë agresorit rus.

“Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, ka shkruar Biden.

Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq ka pasur edhe një telefonatë të martën me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, “Michel ka cekur rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Beogradit e Prishtinës, duke thënë se duhet qasje proaktive për zgjidhje të gjitha çështjeve të hapura, që janë esenciale për integrimin evropian”.

Related posts

Vazhdon seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

admin

Bashkimi Evropian e konfirmon: Statusi i kandidatit për Bosnjën, në tetor ose dhjetor

admin

“Samiti i paqes për Ukrainën jo plotësisht në unanimitet”/ DW: Mbetet e diskutueshme çështja se si të përfshihet Rusia në këtë proces

admin