RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj – VIDEO

bideni-pas-thirrjeve-per-terheqje-nga-gara:-po-kandidoj-dhe-do-te-fitoj-–-video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur një tubim në Detroit të premten, nga ku ka siguruar se do të kandidojë dhe do të fitojë në zgjedhjet e këtij viti për president.

Gjatë fjalimit të tij, Bideni e ka akuzuar kundërshtarin e tij republikan, Donald Trump, për një sërë veprimesh të paligjshme, përfshirë edhe përdhunimin e një gruaje.

“14 milionë demokratë si ju votuan për mua në zgjedhjet paraprake. Ju më bëtë që të kandidoj sërish, askush tjetër. As shtypi, as ekspertët, as donatorët. Ju, votuesit dhe nuk do të shkoj askund. Po kandidoj dhe do të fitojmë”, ka thënë Bideni para turmës, raportoi të shtunën CNN-i.

Fjalimi i tij në një shkollë të mesme në Detroit u mbajt pas thirrjeve të shumta që ai të tërhiqet nga gara.

Bideni gjithashtu për herë të parë ka treguar se cilat janë prioritetet për 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë, të cilat përfshijnë uljen e taksave për fëmijët, rritjen e pagës minimale dhe ndalimin e sulmeve me armë.

Related posts

Pavarësisht thirrjeve për ar’mëpushim, Iz’raeli bo’mbardon 75 objektiva në Liban

admin

Siri, 7 civilë të vdekur në sulmin e Rusisë në Idlib ndaj fshatrave të krishterë

admin

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që morën ryshfet për kalim të testit për leje të vozitjes

admin