RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie nga ndërtesa, vdes një punëtor në Fushë Kosovë

bie-nga-ndertesa,-vdes-nje-punetor-ne-fushe-kosove

Mesditën e sotme një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë që ishte në punim e sipër në dalje të Fushë Kosovës, konkretisht në Bresje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen e rëndë.

Related posts

Tensionet në pikat kufitare, Kosova i kërkon Perëndimit masa ndaj Vuçiçit: Ndaleni para se të hyjë në luftë

admin

Shoqata “Bereqeti” shpërndau 1500 pako ushqimore

admin

Bislimi në takim me Sarrazinin: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

admin