RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bien akuzat kundër pr’otestuesve pro-pa’lestinezë në Universitetin e Kolumbisë

bien-akuzat-kunder-pr’otestuesve-pro-pa’lestineze-ne-universitetin-e-kolumbise

Prokurorët e Nju Jorkut hoqën të gjitha akuzat penale kundër shumicës së studentëve dhe aktivistëve të arrestuar prillin e kaluar gjatë pushtimit të ndërtesës së Universitetit Columbia për të protestuar kundër luftës në Gaza.

Nga 46 personat e arrestuar në lidhje me pushtimin e Hamilton Hall, 31 personave u pushuan akuzat dje, të enjten.

Në atë kohë, zyrtarët e universitetit i kishin dhënë policisë dritën jeshile për të hyrë në godinë pasi studentët protestues injoruan paralajmërimet për t’u larguar.

Asnjë nga studentët e arrestuar nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe të gjithë përballeshin me procedim disiplinor.

Të 46 protestuesit, të cilët u arrestuan mbrëmjen e 30 prillit, u akuzuan fillimisht për kundërvajtje të shkallës së tretë. Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhatan i tha një gjykate të enjten se do të heqë akuzat kundër 31 protestuesve, duke përmendur “diskrecionin e prokurorisë dhe mungesën e provave”.

Prokurorët u thanë gjithashtu 14 të tjerëve se rastet e tyre do të pushoheshin nëse shmangnin arrestimin në gjashtë muajt e ardhshëm. Të pandehurit e refuzuan këtë kërkesë dhe do të kthehen të gjithë në gjykatë më 25 korrik. /abcnews

Related posts

“Jemi shoqëri me kujtesë të shkurtër”, Gjikondi: Dhjetë gra janë vrarë në shtatë muaj, ligjet nuk zbatohen

rezart morina

Sekuestrohen mallra me banderola të Serbisë në vlerë rreth 5000 euro

rezart morina

Kryeministri hungarez kundër rishikimit të rregullave të BE-së për migrantët dhe azilkërkuesit

rezart morina