RTV AHIRETI
Lajme

BIK-u dënon sulmin ndaj imamit të Lupçit

bik-u-denon-sulmin-ndaj-imamit-te-lupcit

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar sulmin nga tre persona ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç, Zeqir Berisha.

“Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar. Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës”.

“Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete” thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Related posts

Kriza e rrymës: Qeveria ndan 19 milionë euro për faturat e konsumatorëve

admin

Tjetër aksident i rëndë në Turqi, kamionit i prishen frenat dhe përplas ekipet e emergjencës dhe qytetarët

admin

Kryediplomati turk i kërkon homologut britanik të ulë tensionet në Gjirin e Adenit

rezart morina