RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kriza e rrymës: Qeveria ndan 19 milionë euro për faturat e konsumatorëve

kriza-e-rrymes:-qeveria-ndan-19-milione-euro-per-faturat-e-konsumatoreve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike dhe ka marrë disa vendime.
Ndër këto vendime, është edhe ai për ndarjen e mjeteve prej 19 milionë eurove në lidhje me Subvecionimin e Energjisë Elektrike, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, 6 milionë janë ndarë për subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiensës së energjisë elektrike.

“Është miratuar vendimi për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 19 milionë eurove, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Po ashtu, në kuadër të masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, janë ndarë 6 milionë euro, me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjis”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Related posts

PDK akuzon Kurtin për mungesë serioziteti: Pa marrëveshje politike, nuk ka president

Kushtrim Guraj

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Ajo që po ndodh në Gaza nuk është konflikt, por përpjekje për gjenocid

admin