BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj janë grumbulluar gjithsej 123,161.38 euro.
BIK-u përmes një njoftimi në Facebook, ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në këtë aksion, raporton teve1.info
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, disa nga komuna të Kosovës janë përballur me pasojat e vërshimeve të krijuara nga të reshurat e dendura të shiut. Komunat më të goditura nga vërshimet janë ajo e Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës.