RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BIK-u hap fond për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi

bik-u-hap-fond-per-t’i-ndihmuar-te-prekurit-nga-termetet-ne-turqi

Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur fond për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi.

“Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë”, thuhet në një njoftim.

Po ashtu janë bërë të ditur detajet e llogarisë bankare, se si mund të ndihmohet.

BIK-u gjithashtu ka bërë të ditur se të premten, në hytben e namazit të xhumasë do të ketë aksion për tubimin e mjeteve financiare, në emër të ndihmës për banorët e zonave të prekura nga tërmetet në Turqi.

Postimi i plotë:

APEL
Për tubimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë.

Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë.

Njëkohësisht vëmë në dijeni opinionin e gjerë se ditën e premte, më 10 shkurt 2023, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, do të ketë aksion për tubimin e mjeteve financiare, në emër të ndihmës për banorët e zonave të prekura nga tërmetet në Turqi.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu është në ndihmën e robit, derisa robi është në ndihmën e vëllaut të vet.”

Të gjithë të interesuarit për të mbështetur dhe për të kontribuar në fondin për ndihmë të të prekurve nga tërmetet, mund ta bëjnë në bankën NLB, me të dhënat e poshtëcekura:
NLB BANKA
Emërtimi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
IBAN: XK05 1700200100103672
SWIFT CODE: NLPRXKPR
Përshkrimi: TËRMETI NË TURQI

Related posts

Në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë

admin

Takimi i mbrëmshëm në Bruksel, Kurti tregon se çfarë u diskutua

admin

Liban, numri i të vd’ekurve nga su’lmet ajrore iz’raelite rritet në të paktën 2.011

admin