RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Billstrom: Suedia ka përgjegjësi ndaj Turqisë për të luftuar kundër organizatave terroriste

billstrom:-suedia-ka-pergjegjesi-ndaj-turqise-per-te-luftuar-kunder-organizatave-terroriste

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom tha se arsyeja që Turqia nuk miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ishin aktivitetet e gjera të organizatës terroriste PKK/YPG në vendin e tij.

Në deklaratën për gazetën “Dahens Nyheter” rreth procesit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Billstrom tha se kanë përgjegjësi ndaj Turqisë për të luftuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG.

“Organizata terroriste PKK ka aktivitete të gjera të panjohura më parë në Suedi. Kjo është arsyeja pse Turqia nuk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO. Jemi përgjegjës ndaj Turqisë për t’u interesuar për këtë problem”, shtoi ai.

Duke folur për aktivitetet e PKK/YPG-së në Suedi, Billstrom tha se “aktivitetet e PKK-së në territorin tonë janë shumë të gjera. Ndërmerren punime gjithëpërfshirëse për të financuar aktivitetet terroriste kundër Turqisë. Gjithashtu përdorin territorin tonë si bazë për shitjen e drogës dhe për të mbledhur para me rrugë të ndryshme që dëmtojnë shoqërinë suedeze. Përdorimi i tyre për terrorizëm në një vend tjetër, nuk do të thotë se ne duhet t’i marrim më pak seriozisht këto aktivitete”.

Më tej Billstrom shpjegoi se me ligjin e ri penal që do të hyjë në fuqi në Suedi më 1 qershor, do të plotësohen edhe hezitimet e Turqisë.

Në projektligjin i cili synon të vendosë në kuadrin e krimit anëtarësimin në organizatat terroriste, parashikohet dënim deri në katër vite burg për persona që marrin pjesë në aktivitete terroriste dhe kryejnë bashkëpunim me organizatat terroriste.

Related posts

Franca përsërit angazhimin e saj për sigurinë e Izraelit

admin

Katari: Gaza përballet me katastrofë të paprecedentë humanitare

admin6

Presidenti kinez Jinping bën thirrje për “modernizim” të ushtrisë

admin