RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria e Sudanit thotë se zgjat armëpushimin, por luftimet vazhdojnë

ushtria-e-sudanit-thote-se-zgjat-armepushimin,-por-luftimet-vazhdojne

Ushtria e Sudanit ka njoftuar të enjten se do ta zgjasë armëpushimin për 72 orë, mirëpo luftimet vazhduan të trondisin kryeqytetin Khartoum dhe rajonin perëndimor të Darfurit, raportoi Reuters.

Siç bëhet e ditur, nuk ka pasur asnjë konfirmim për zgjatje të armëpushimit nga forcat paraushtarake që po luftojnë në këtë vend.

Qindra persona kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë arratisur për të shpëtuar jetën e tyre në dy javë konflikt midis ushtrisë dhe Forcave Rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Së bashku, ata rrëzuan një qeveri civile në një grusht shteti në tetor të vitit 2021, por tani janë të bllokuar në një luftë për pushtet që ka prishur një tranzicion të mbështetur ndërkombëtarisht drejt demokracisë dhe po kërcënon të destabilizojë rajonin.

Ushtria të mërkurën tha se ka rënë dakord për një armëpushim të ri tre-ditor deri të dielën, të propozuar nga një grup rajonal afrikan, pas atij të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite që do të skadonte të enjten mbrëma. Të enjten, ushtria përsëriti se do të zgjasë armëpushimin dhe tha se do ta respektojë atë në mënyrë të njëanshme.

Ushtria pretendon se kontrollon shumicën e rajoneve të Sudanit dhe po mposht një dislokim të madh të RSF-së në Khartoum, ku disa zona të banuara janë kthyer në zona lufte.

Pavarësisht një qetësie të pjesshme në luftime që nga fillimi i armëpushimit të parë 72-orësh, sulmet ajrore janë dëgjuar të enjten në kryeqytet dhe qytetet e afërta Omdurman dhe Bahri.

Shtëpia e Bardhë ka thënë të enjten se është e shqetësuar nga shkeljet e armëpushimit, duke shtuar se situata mund të përkeqësohet në çdo moment dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të largohen brenda 48 orëve.

Të paktën 512 njerëz janë vrarë dhe rreth 4,200 janë plagosur nga luftimet që nga 15 prilli.

Shumë të huaj kanë mbetur të bllokuar në Sudan pavarësisht evakuimit të mijëra të tjerëve. /koha

Related posts

Paralajmërohet dimër i vështirë, KEK-u ende s’ka filluar remontin tremujor të bllokut A5

admin

Dëgjohen shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

admin

BE: Sulmet ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës përbëjnë krime lufte

admin