RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Bisedimet Turqi-Siri filluan me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon”

“bisedimet-turqi-siri-filluan-me-qellim-te-mire-per-marredheniet-mes-dy-vendeve-dhe-paqen-ne-rajon”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, lidhur me bisedimet mes Turqisë dhe Sirisë, tha se një gjë e tillë filloi pas 11 vitesh me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit të kabinetit të mbajtur në rezidencën presidenciale, nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Ndaj pyetjes së një gazetari për thirrjen e Presidentit Erdoğan për armëpushim në luftën Ukrainë-Rusi dhe qëndrimin e palëve për këtë, ministri Akar rikujtoi përpjekjet intensive të Turqisë për parandalimin e fillimit të luftës.

Turqia, nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan vazhdon aktivitetet e saj të ndihmës dhe krahas kësaj ka bërë thirrje për armëpushim humanitar, bisedime për armëpushim dhe paqe, deklaroi Akar.

“Për këtë është shumë i rëndësishëm, që palët të bëhen bashkë. Kushtet që do të paraqesin palët, është çështje që ato i dinë vetë, pasi janë shtete sovrane, të pavarura. Por këtu shqetësimi i presidentit tonë dhe i yni është që të vendoset sa më parë një armëpushim në dy vendet që janë fqinjët tanë dhe që të hapet rruga që shkon drejt stabilitetit dhe paqes. Sigurisht që ky është një proces. Përpjekjet e presidentit tonë vazhdojnë që nga dita e parë. Janë një kontribut dhe një vlerë e rëndësishme për paqen e botës. Këtë duhet ta kuptojë e gjithë bota”, tha ministri Akar.

Ministri Akar shprehu kritika mbi disa të cilët përpiqen të shpërfillin përpjekjet intensive të Turqisë. “Përpjekjet e presidentit tonë dhe Turqisë për korridorin e drithit, shkëmbimin e të burgosurve dhe çështjeve të tjera janë shumë të vlefshme. Këto janë punime të rëndësishme edhe për NATO-n, për BE-në edhe për Evropën. Ky zjarr duhet të shuhet sa më parë. Ndonjëherë situata të tilla dalin jashtë kontrollit dhe mund të shkojnë në drejtime të papritura. Për të parandaluar këto presidenti ynë vazhdon thirrjet e tij që ai ka bërë plotësisht me qëllim të mirë duke menduar paqen rajonale si në aspektin humanitar, politik por edhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, shtoi ai.

– “Bisedimet Turqi-Siri filluan me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon”

Ndaj pyetjes nëse do të përsëritet apo jo takimi trepalësh i kryer mes ministrave të mbrojtjes së Turqisë, Rusisë dhe Sirisë, Akar theksoi që “Ky është një proces. Filloi pas 11 vitesh plotësisht me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon. Urojmë që të zhvillohen përmes bisedimeve reciproke dhe të kthehen në një situatë që të kontribuojë për paqen, stabilitetin e rajonit”.

Ministri Akar më tej theksoi se Turqia po punon për të gjetur zgjidhje ndaj luftës kundër terrorizmit dhe problemit të emigracionit. “Ne urojmë që në fund të kësaj të ketë paqe, qetësi dhe stabilitet si dhe që vëllezërit tanë sirianë që kemi pritur në vendin tonë të kthehen në territoret e tyre në mënyrë vullnetare, të sigurt dhe të respektueshme ashtu sikur përmendet edhe në tekstet e OKB-së”, tha ai.

Lidhur me pyetjen për reflektimin e këtyre bisedimeve mbi Ushtrinë Kombëtare Siriane, Akar u shpreh se “Ne nuk kemi bërë edhe nuk do të bëjmë asnjë kursim kundër vëllezërve tanë me të cilët jemi bashkë apo që t‘i vëmë në vështirësi, as ata në Turqi as ata në Siri. Për këtë arsye edhe ata duhet të veprojnë me këtë vetëdije dhe të mos provokohen”.

Related posts

Kryeministri kanadez përsërit mbështetjen e tij ndaj popullit ukrainas

rezart morina

Lideri i opozitës izraelite: Netanyahu i “papërshtatshëm” për të drejtuar luftën në Gaza

admin6

Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për komplot për përmbysjen e humbjes në zgjedhje

admin