RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbahet sërish protestë para Bashkisë së Tiranës

mbahet-serish-proteste-para-bashkise-se-tiranes

Në Shqipëri është organizuar përsëri një protestë për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë protesta është shoqëruar me tensione, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Lirisë, si dhe aktivistëve të shoqërisë civile, para selisë së Bashkisë së Tiranës.

Edhe protesta e sotme u shoqërua nga tensionet dhe përplasjet me policinë, pasi disa protestues hodhën molotovë, tymuese dhe sende të tjera ndaj selisë së bashkisë, ku gjatë momenteve të tensioneve u shkaktua edhe zjarr në hyrje të godinës së Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit, por edhe përfaqësuesit e partive opozitare, në fjalimet e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë pjesë të protestës ishin edhe deputetë të opozitës.

Protestat organizohet pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive”.

Organizatorët e protestës së sotme kanë paralajmëruar vijimin e protestave para Bashkisë së Tiranës.

Related posts

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata vendos vijimin e paraburgimit për Naim Murselin

admin

Ministri iranian konfirmon: Izraeli kreu sulm kibernetik ndaj pikave të karburantit në Iran

rezart morina

Vapa përvëluese në Greqi, nisin zjarret në Athinë. Situata pritet të përkeqësohet

admin