RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erbaş: Turqia me kuoten e përmbi 83000 Haxhinjve sivjet

erbas:-turqia-me-kuoten-e-permbi-83000-haxhinjve-sivjet

Presidenti i Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Ali Erbaş, i cili shkoi në Arabinë Saudite për takime të ndryshme në Konferencën e Haxhit 2023, u takua me Tawfiq Al-Rabiah, Ministër i Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, në Xhidde.

Në takimin ku morën pjesë Nënkryetari për Çështje Fetare Turke Ass. Selim Argun dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Haxhit dhe Umres në Kryesinë e Çështjeve Fetare, Remzi Bircan, u diskutuan çështje të shumta lidhur me organizimin e Haxhit 2023. Pas takimit, presidenti Erbaş bëri një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Në postimin e tij ai tha:

“Elhamdulilah. Nga Bejtullahi i dërgoj përshëndetje kombit tonë. Fatmirësisht, kuota e Haxhit është kthyer në nivelet para epidemisë. Inshallah këtë vit do të presim 83 mijë e 430 haxhinj të mundshëm në viset e shenjta, duke përfshirë edhe ata mbi 65 vjeç. Qoftë i mbarë dhe i bekuar për kombin tonë.” /mesazhi

Related posts

U ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë dy serbëve që u arrestuan për trazirat në veri

admin

Katari: Armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshjen e pengjeve

rezart morina

Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë

admin