RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi: Kontrata mes KEDS-it dhe Elektroseverit, hap drejt faturimit të energjisë në veri

bislimi:-kontrata-mes-keds-it-dhe-elektroseverit,-hap-drejt-faturimit-te-energjise-ne-veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherit kryenegociator në dialogun me Serbinë, ka thënë se me nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në komunat veriore.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se operimi në veri do të ndodhë brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës, duke theksuar se duhet të ecet me hapa të tjerë “për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës”.

“Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë. Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës”, ka thënë Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës ka theksuar se Kosova do të luajë rol konstruktiv dhe i ka zbatuar të gjitha detyrimet, e sipas tij, këtë duhet ta bëjë edhe pala serbe.

Related posts

Lufta në Gaza, UNICEF: Fëmijët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, kanë nevojë për mbështetje psikologjike

rezart morina

OBSH: Sistemet shëndetësore japin “shenjën e parë të rimëkëmbjes” që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19

rezart morina

Presidentët çekë dhe sllovakë duan ta shohin Ukrainën në BE dhe NATO – VIDEO

admin