RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite arrin në 18.205

numri-i-palestinezeve-te-vrare-ne-gaza-nga-sulmet-izraelite-arrin-ne-18.205

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 18.205, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha se 49.645 persona të tjerë gjithashtu janë plagosur.

Sipas tij, 22 spitale dhe 46 qendra të kujdesit shëndetësor janë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve izraelite.

“Të paktën 296 mjekë u vranë gjithashtu në sulmet izraelite që nga 7 tetori”, tha al-Qudra.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.

Related posts

Treni shtyp një grua në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

admin

Zgjedhjet në SHBA, sondazhi i CNN: Pas tërheqjes së Biden, përmirësohen vlerësimet e demokratëve për Kamala Harris! Ja si renditet ajo përballë Trump

admin

Danimarkë– Frederiksen jep dorëheqjen duke i hapur rrugën aleancës së re

admin