RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi-Lajçak-Petkoviq, më 4 prill takim në Bruksel

bislimi-lajcak-petkoviq,-me-4-prill-takim-ne-bruksel

Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.

Megjithatë, këtë herë në kryeqytetin e BE-së do të takohen shefat e ekipeve negociatore, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe, shef i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në takim,është paraparë të diksutohen hapat e ardhshëm në zbatimin e marrveshjës për rrugen drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është i pari pas atij të nivelit edhe më të lartë të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar.

Atje, kryeministri i Koosvës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit e BE-së dhe SHBA-së, u dakorduan me aneksin për zbatimin e propozimit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja.

Related posts

Një polic dyshohet të ketë qenë i përfshirë në plagosjen në veri

rezart morina

Tensioni Izrael-Iran, Benjamin Netanyahu: Ne do të fitojmë! Gati për çdo skenar

admin

Ish-komandanti Remi reagon pas arrestimit

admin