RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të mbijetuarit e vrasjeve masive kërkojnë ligje më të ashpra në SHBA

te-mbijetuarit-e-vrasjeve-masive-kerkojne-ligje-me-te-ashpra-ne-shba

Tre fëmijë dhe tre të rritur janë vrarë në një sulm të kryer nga një ish-nxënëse në një shkollë në qytetin amerikan, Nashville në Tennessee.

Sulmi është kryer në një shkollë të krishterë private për të nxënësit nga tre deri në 11 vjet. Të tre fëmijët e vrarë ishin në moshën 9-vjeçare.

Policia ka thënë se e dyshuara ishte futur në shkollë duke qëlluar në derën e objektit. Gjatë bastisjes policore, janë gjetur edhe armë të tjera.

Prindërit e viktimave dhe të nxënësve të mbijetuar kanë shprehur frustrimin e tyre për shkak të shpeshtimit të rasteve të vrasjeve masive në shkollat amerikane.

“A nuk jeni lodhur duke mbuluar këtë ngjarje? A nuk ju ka ardhur në majë të hundës fakti që jeni këtu dhe që duhet t’i raportoni gjithë këto vrasje masive? Unë jam nga Illinoi. Unë dhe biri im e mbijetuam një vrasje masive gjatë verës. Ndodhem në Tennesee me pushime familjare me të birin për të vizituar kunatën”, ka thënë Ashbey Beasley, kalimtare rasti.

Policia ka thënë se e dyshuara është 28-vjeçarja Audrey Hale, ish-nxënëse e shkollës ku e kreu krimin. Ka pasur konfuzion lidhur me identitetin gjinor të Hale. Policia ka deklaruar fillimisht se sulmuesja ishte një grua, por pastaj njoftoi se Hale u identifikua si transgjinore. Një zyrtar policie ka thënë se Hale është një “grua biologjike, por që në media sociale përdorte identitet mashkullor”.

Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve me shkallën më të lartë të vrasjeve masive në shkolla. Mbështetësit e ashpërsimit të ligjeve për kontrollin e armëve kërkojnë që politikanët të marrin masa urgjente për të kufizuar blerjen e armëve.

“Kam lobuar në Washington prejse mbijetuam vrasjen masive në korrik. Kam takuar më shumë se 130 ligjvënës. Dhe si ka mundësi që ende po ndodh kjo? Dhuna e armëve është vrasësi numër një i fëmijëve dhe tinejxherëve”, ka shtuar Beasley.

Sulmuesja ishte e armatosur me tri armë, përfshirë një armë gjysmë-automatike. Ajo u qëllua për vdekje nga policia. /koha

Related posts

Erdoğan: Alper Gezeravcı shënoi fillimin e një epoke të re për eksplorimin turk të hapësirës

rezart morina

Erdoğan: Reforma gjithëpërfshirëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një nevojë urgjente

rezart morina

Ragmi Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

admin6