RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

bislimi-priti-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar,-jonathan-hargreaves

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, ata biseduan rreth një mori temash si fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, mbi procesin e dialogut, përfshirë dy takimet e fundit në Bruksel të mbajtura në nivel të kryenegociatorëve por edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, thuhet në komunikatë.

Related posts

Prijësi dhe dertet e popullit

admin

Rritet në 28.473 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Senatori amerikan i bën thirrje SHBA-së të ndalë ndihmën ushtarake për Izraelin

admin6