RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prijësi dhe dertet e popullit

prijesi-dhe-dertet-e-popullit

Një ditë një lopë e kishte futur kokën e saj në një kovë dhe banorët e fshatit pas shumë përpjekjeve nuk kishin arrit që ta heqin kovën nga koka e lopës, ngase ata nuk donin që ta dëmtojnë kovën, e as ta lëndojnë lopën.
Kështu që në fund u drejtuan tek prijësi i tyre që të gjejnë një zgjidhje për hallin e tyre.
Ai u tha: prene kokën e lopës! dhe kështu edhe vepruan.
Por të mërzitur sërish erdhën te prijësi dhe i thanë: O prijësi ynë, ende koka e lopës ka mbetur në kovë!
Prijësi filloi të mendoj dhe pas disa çasteve tha: thyene kovën. Dhe kështu arritën ta nxjerrin kokën e lopës.
U ul prijësi, e ndezi një cigare dhe e vështronte qiellin e banorët e fshatit u afruan rreth tij dhe i thanë: Mos u mërzit o prijësi ynë, lopa e kova t’u bëfshin kurban!
Prijësi e uli shikimin, filloi ta lëvizte kokën e tij dhe tha: nuk është kjo që po më preokupon, por nuk e di se si do t’i zgjidhni problemet tuaja nëse unë nuk do të jem.
Ps: Sa shumë prijës të tillë kemi sot. Ulen në kulltuqet e tyre, nxjerrin vendime që njerëzve ua komplikojnë dhe vështirësojnë edhe më shumë jetën e tyre! Por më e keqja është kur krenohen me këto vendime absurde dhe u duartrokitet për vendimet e tyre trashanike.

Nga: Rijad Imeri

Related posts

Lajçak në Romë: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, nevojë urgjente

admin6

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi; ndërron jetë Hfz Taip Aliu

admin

Kriza në Mal të Zi, të hënën nisin bisedimet për qeverinë e re

admin