RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

bizneset-bejne-thirrje-per-shmangie-te-zgjedhjeve

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja, duke theksuar se ekonomia e vendit ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale.

Në një thirrje publike drejtuar partive politike parlamentare në Republikën e Kosovës, Oda vlerëson se në këtë fazë të ndjeshme të zhvillimit ekonomik, vendi ka nevojë për vendimmarrje të qëndrueshme dhe bashkëpunim institucional, e jo për procese të reja zgjedhore që mund të thellojnë pasigurinë ekonomike dhe institucionale.

Në këtë letër, përveç thirrjes për bashkëpunim politik, janë listuar edhe disa pika që prekin bizneset e që kërkohet mbështetje.

“Në përfundim, në emër të sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon maturi politike, dialog konstruktiv dhe përgjegjësi shtetërore në funksion të zhvillimit ekonomik afatgjatë të vendit”, thuhet në letër.

Zgjedhja e presidentit ka hyrë në dy ditët e fundit të afatit kushtetues, ndërsa që partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Related posts

Zbulohet rrjedhja e katërt në “Nord Stream”

admin

Më shumë se 3300 ‘mas’akra’ të kryera që nga 7 tetori

admin

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan e pranon: Dështuam në sigurinë ndaj Donald Trump! Marr përgjegjësinë për çdo gabim

admin