RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti vazhdon konsultimet për presidentin, takohet me Abdixhikun në Kuvend

kurti-vazhdon-konsultimet-per-presidentin,-takohet-me-abdixhikun-ne-kuvend

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, edhe sot po zhvillon takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendi i Kosovës, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë çështja e presidentit dhe hapat e mëtejmë në këtë proces institucional.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi, kryeministri Kurti është takuar mbrëmë edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.

“Po janë takuar, por nuk ka ndonjë gjë të re”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Takimet e njëpasnjëshme vijnë në kuadër të përpjekjeve për koordinim institucional dhe politik lidhur me zhvillimet e fundit.

Related posts

SHBA, ankesat për islamofobinë rriten 72 për qind në shkollat në Massachusetts

Muhamet Ramadani

Ministri i Brendshëm turk: Arrestohet personi që qëndron pas shpërthimit të Stambollit – VIDEO

admin

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Nga Osmani te Vuçiq, Erdogan e Mitsotakis, kush janë liderët që marrin pjesë

admin