RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bjellorusia i bën thirrje Polonisë që të mos përshkallëzojë situatën në zonën kufitare

bjellorusia-i-ben-thirrje-polonise-qe-te-mos-pershkallezoje-situaten-ne-zonen-kufitare

Bjellorusia ka kërkuar nga Polonia që të mos përshkallëzojë situatën në kufirin midis dy vendeve mes pretendimeve të Varshavës se dy helikopterë kaluan në hapësirën ajrore të saj, transmeton Anadolu.

“Më 2 gusht të vitit 2023, i ngarkuari me punë i Polonisë në Bjellorusi, Martin Wojciechoëski, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thuhet n njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë.

Ministria tha se Wojciechoëski ishte informuar se deklaratat e zyrtarëve polakë mbi situatën ishin falsifikuar nga rezultatet e një “kontrolli gjithëpërfshirës të kryer nga pala bjelloruse”.

“Si provë u demonstruan të dhëna nga kontrolli objektiv i rrugës së fluturimit të helikopterëve. Ata i bënë thirrje palës polake që të mos e përshkallëzojë situatën dhe të mos e përdorë atë për të militarizuar zonën kufitare”, thuhet në njoftim.

Më tej, u theksua se de-përshkallëzimi i “situatës tashmë të vështirë” në lidhjet dypalëshe është i mundur “vetëm brenda kornizës së dialogut reciprok të respektueshëm dhe konstruktiv”.

Dje, Polonia akuzoi Bjellorusinë për një shkelje të hapësirës ajrore dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Wojciech Skurkiewick, në radion publike e quajti këtë veprim një provokim.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë mohoi pretendimet, duke theksuar se akuzat e Varshavës janë bërë për të “justifikuar ndërtimin e forcave dhe mjeteve të saj pranë kufirit bjellorus”.

Related posts

24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

admin

Ba’stisja në ka’mpin e re’fugjatëve Nu’seirat në Ga’za, shkon në 274 numri i pa’lestinezëve të vr’arë

admin6

Izraeli zotohet ta shtyjë Hezbollahun larg nga kufiri

admin6