RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bjellorusia: Po merren “masa adekuate” kundër aktiviteteve ushtarake në Poloni dhe Baltik

bjellorusia:-po-merren-“masa-adekuate”-kunder-aktiviteteve-ushtarake-ne-poloni-dhe-baltik

Bjellorusia sot tha se po ndërmerren “masa adekuate të reagimit” kundër aktiviteteve të fundit ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta, transmeton Anadolu.

“Mund të them me besim se të gjitha parashikimet tona në lidhje me aktivitetet e bllokut të NATO-s dhe anëtarëve të tij individualë janë vërtetuar plotësisht. Natyrisht, ne nuk rrimë duarkryq, por po marrim masat e duhura të reagimit”, tha në një takim Alexander Volfovich, sekretari shtetëror i Këshillit të Sigurisë së Bjellorusisë.

Tensionet midis Bjellorusisë, aleat rus, dhe Polonisë janë rritur ditët e fundit, veçanërisht për shkak të pranisë së grupit paraushtarak “Wagner”, i cili gjeti strehim në vendin e Evropës Lindore pas rebelimit të tij kundër Moskës në qershor.

Qeveria polake njoftoi të mërkurën se po planifikon të vendosë 2.000 trupa shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe akuzoi autoritetet bjelloruse për organizimin e migrimit të paligjshëm.

“Fqinjët e Bjellorusisë po përpiqen të përshkallëzojnë situatën në rajon në çdo mënyrë të mundshme”, tha Volfovich, duke pretenduar se janë rritur masat që çojnë në militarizimin e Polonisë dhe vendeve baltike. Ai tha se janë duke studiuar në detaje përvojën e kryerjes së “operacionit special ushtarak” në Ukrainë “në këto kushte”.

“Jemi duke punuar në taktikat e zhvillimit të luftimeve moderne së bashku me instruktorët e ‘Wagner PMC’ (kompanisë ushtarake private). Dhe ne nuk e fshehim atë. Gjithçka bëhet vetëm për qëllime mbrojtëse. E njëjta gjë vlen edhe për vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi”, shtoi ai.

Related posts

Lufta në Lindjen e Mesme/ Kryeministri i Katarit: Bisedimet për armëpushimin e Gazës janë në ngërç për shkak të operacionit në Rafah

admin

Gjermani – Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme, nëse Covid-19 përhapet në dimër

admin

Sulmohet një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në veri

RTI