RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Do të fokusohemi në zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza

blinken:-do-te-fokusohemi-ne-zgjatjen-e-pauzes-humanitare-ne-gaza

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se në ditët në vijim do të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor dhe se do të fokusohen në zgjatjen e pauzës humanitare mes Hamasit dhe Izraelit, raporton Anadolu.

Blinken zhvilloi konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Pasi informoi se pas Brukselit do të vizitojë Shkupin dhe më pas Izraelin dhe Bregun Perëndimor, Blinken tha se po përpiqen të rrisin ndihmat humanitare për Gazën. “Ndërsa shikojmë përpara për ditët në vijim, ne do të fokusohemi të bëjmë atë që mundemi për të zgjatur pauzën humanitare”, tha Blinken duke shtuar se do të përpiqen të lirohen më shumë pengje.

“Duam të shohim zgjatjen e pauzës humanitare sepse para së gjithash ka siguruar lirimin e pengjeve, rikthimin e tyre në shtëpi bashkimin me familjet e tyre. Ka siguruar dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit e pashpresë që kanë nevojë në Gaza. Vazhdimi i këtij procesi do të thotë kthimin e më shumë pengjeve në shtëpi dhe mbërritjen e më shumë ndihmave. Kjo është ajo që duam ne. Besoj se është një gjë që e do edhe Izraeli. Edhe ata janë të fokusuar në mënyrë intensive për të sjellë në shtëpi njerëzit e tyre. Edhe ne po punojmë në këtë drejtim”, tha Blinken.

Zgjidhja me dy shtete

Në pyetjen nëse ndan apo jo Izraeli perspektivën për zgjidhje me dy shtete në çështjen Izrael-Palestinë, Blinken tha: “Shumë kohë përpara 7 tetorit, madje që në ditën e parë të kësaj administrate, kemi thënë gjithmonë se e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë është ruajtja e Izraelit si një shtet i fortë, i sigurt, demokratik hebre dhe përmbushja e dëshirës legjitime e palestinezëve për një shtet dhe kërkesave të tyre për të vendosur vetë fatin e tyre”.

“Ngjarjet e 7 tetorit e konfirmojnë këtë angazhim tonin. Por, të gjitha këto janë një proces që të gjithë aktualisht duhet të fokusohen. Të gjithë aktualisht janë fokusuar mbi përjetimet në Gaza. Por, në të njëjtën kohë edhe ne duhet të fokusohemi. Zhvillojmë diskutime me shumë vende dhe pyesim se çfarë do të ndodhë në Gaza pas përfundimit të konfliktit”, tha Blinken.

Related posts

Nis seanca e KS të OKB-së ku do të përballen Osmani dhe Vuçiç

admin

O’Brien bisedon me Kurtin, SHBA-të presin përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

admin

Serbia refuzon t’i kthejë artefaktet e Kosovës

rezart morina