RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Dodik po ndjek rrugën autoritare të Putinit

blinken:-dodik-po-ndjek-rrugen-autoritare-te-putinit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar nga presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blinken u shpreh se sulmet e Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republikën Srpska tregojnë se ai po ndjek rrugën autoritare të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin.
Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Michael Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Blinken në Twitter. /abcnews

Related posts

Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjeturit

admin

Pesë ushtarë amerikanë plagosen në një sulm ndaj një baze në Irak! Dy raketa goditën bazën ajrore al Asad

admin

Vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë për dakordimin në Ohër

admin