RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken kërkon fokusim në “parandalimin e rishfaqjes së DAESH-it”

blinken-kerkon-fokusim-ne-“parandalimin-e-rishfaqjes-se-daesh-it”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin e Koalicionit Global për Luftën kundër DEASH-it që mbahet në Arabinë Saudite tha se duhet të fokusohen në “parandalimin e rishfaqjes së DAESH-it”, transmeton Anadolu.

I ndodhur në Riad në kuadrin e një vizite zyrtare, Blinken mbajti një fjalim në takimin e Koalicionit Global për Luftën kundër DEASH-it.

“Ekstremistët po ruajnë mundësinë për të sulmuar sërish. Duhet t’i përmbahemi objektivave që kemi vendosur për të garantuar stabilitetin në vendet që janë objektiv i DEASH-it”, tha Blinken në fjalën e tij.

Ndërsa në një postim në Twitter, Antony Blinken ka deklaruar se “SHBA-ja dhe 86 anëtarë të Koalicionit Global për Luftën kundër DEASH-it do të vazhdojnë luftën kundër rishfaqjes së ekstremistëve dhe terrorizmit. DEASH-in e kemi mposhtur në terren në Siri dhe Irak dhe duhet të fokusohemi në parandalimin e rishfaqjes së tij”.

Në një postim tjetër, Blinken ka ndarë pikëpamjen e tij se “Kemi zhvilluar një bisedë të frytshme me homologët e mi nga vendet në Afrikën Perëndimore. Partneriteti ynë diplomatik dhe i sigurisë në rajon, është shumë me vlerë për luftën kundër terrorizmit dhe pasigurisë”.

Pjesë e takimit në Arabinë Saudite ishte edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Related posts

Takimi Vuçiq-Kovaçevski: Marrëdhëniet mes dy vendeve më të mirat në historinë moderne

admin

Zgjedhjet në veri, vetëm një parti deri më tani ka aplikuar për certifikim

admin

Fabrika për prodhimin e dronëve “Bayraktar” do të ndërtohet në Ukrainë

admin