RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Indisë, Murmu në Beograd: Serbia është mikja jonë tradicionale

presidentja-e-indise,-murmu-ne-beograd:-serbia-eshte-mikja-jone-tradicionale

Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu tha sot në Beograd se Serbia është mike tradicionale e Indisë dhe theksoi dëshirën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, raporton Anadolu.

“Do të doja bashkëpunim me Serbinë në sektorin e energjisë, bujqësisë, industrisë së IT-së, mjekësisë”, tha Murmu në një konferencë për media me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb vlerësoi se të dy vendet kanë miqësi tradicionale. “Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë politik, i cili është baza e bashkëpunimit ekonomik”, theksoi Vuçiq.

Murmu tha se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, si dhe mbështetjen për sa i përket çështjeve me interes themelor. Vuçiq shprehu mirënjohjen e tij ndaj Indisë për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, sepse India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb tha se është biseduar për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunimin bujqësor, bashkëpunimin në industrinë e IT-së dhe në industrinë farmaceutike si dhe në industrinë e filmit.

Ai shtoi se shkëmbimi i mallrave është në rritje, por se është i pamjaftueshëm dhe kap vlerën e rreth 330 milionë eurove.

Vuçiç njoftoi mundësinë e vendosjes së linjës direkte ajrore ndërmjet New Delhit dhe Serbisë dhe paralajmëroi lehtësimin e procedurave për viza.

Presidentja e Indisë u prit me një tapet të kuq në prani të Gardës së Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me intonimin e himneve kombëtare të dy vendeve.

Related posts

Pezullohet paga për prokurorët e dorëhequr serbë

admin

Analiza e DW: NATO sulmoi trupat serbe në 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë! Krahasimi me Ukrainën, i gabuar

admin

Medvedev: Rusia duhet t’i përgjigjet hyrjes së trupave perëndimore në Ukrainë

RTI