RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken largohet nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve ndaj Gazës

blinken-largohet-nga-izraeli-pas-rifillimit-te-sulmeve-ndaj-gazes

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u largua nga Izraeli pas përfundimit të “pauzës humanitare” dhe pasi ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN, thuhet se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili vizitoi Izraelin, “përfundoi vizitën e tij në Izrael pak minuta pas rifillimit të përleshjeve” në Gaza.

Thuhet se Blinken, i cili u largua nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve në Gaza me përfundimin e “pauzës humanitare” mëngjesin e sotëm, shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Ai pritet të marrë pjesë në Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në EBA.

Blinken mbërriti në Izrael dje si pjesë e turneut të tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori.

Duke folur në konferencën për media në Tel Aviv dje pas kontakteve të tij në Izrael dhe Palestinë, Blinken deklaroi se ata po punojnë për të zgjatur “pauzën humanitare” dhe shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Related posts

Ish-presidenti rus pretendon se ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën do ta afrojë Luftën e Tretë Botërore

admin

OKB: Zvicra mbetet vendi më inovativ në botë

Muhamet Ramadani

Av’ionët iz’raelitë su’lmojnë qytetin jugor të Li’banit me bo’mba me fo’sfor të bardhë në mes të tensionit

admin