NATO duhet të bashkëpunojë për të ndërtuar më tej ushtrinë e Ukrainës në vitet e ardhshme, për të fituar luftën aktuale dhe për të penguar sulmet e ardhshme, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
SHBA-ja është përqendruar në ndihmën e Ukrainës për të ndërtuar aftësitë e saj ushtarake të parandalimit dhe mbrojtjes afatmesme dhe afatgjatë, në mënyrë që nëse dhe kur agresioni aktual të qetësohet, Ukraina të ketë kapacitetin e plotë për të penguar dhe nëse është e nevojshme, të mbrohet kundër një agresioni të ardhshëm”, tha sot Blinken pas një takimi jozyrtar të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Oslo.
Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai priste që aleatët e NATO-s të binin dakord për një program të ri mbështetjeje për Ukrainën në samitin e ardhshëm në korrik, në Lituani. /atsh