RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken në Tel Aviv: Pauza humanitare po jep rezultate dhe duhet të vazhdojë

blinken-ne-tel-aviv:-pauza-humanitare-po-jep-rezultate-dhe-duhet-te-vazhdoje

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se shpresojnë që “pauza humanitare” e arritur me Hamasin të zgjatet dhe se do të vazhdojnë diskutimet e detajuara me qeverinë izraelite për rrugën që duhet ndjekur në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Blinken, i cili erdhi në Izrael në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, u prit nga presidenti izraelit, Isaac Herzog.

Në një deklaratë para takimit, Herzog tha se “përpjekjet po vazhdojnë për lirimin e të burgosurve që mbahen nga Hamasi” dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj në këtë proces.

Blinken tha se të burgosurit janë përsëri me familjet e tyre falë marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit. Ai theksoi se marrëveshja e arritur mundësoi dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës së bashku me lirimin e të burgosurve.

“Ky proces po jep rezultate. Kjo është e rëndësishme dhe ne shpresojmë se do të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, pres me padurim diskutime të hollësishme me qeverinë izraelite për rrugën që duhet ndjekur në Gaza”, shtoi Blinken.

Related posts

Financial Times: Kompanitë ajrore kanë shkurtuar fluturimet për shkak të shqetësimeve për mungesë karburanti

admin

Osmani miraton Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë, seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e kabinetit qeveritar

admin

Siria mirëpret votimin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për të shfuqizuar sanksionet e Aktit të Cezarit

admin