RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Blinken takohet me shefin e NATO-s nesër, paralajmërohet edhe konferencë për medie

blinken-takohet-me-shefin-e-nato-s-neser,-paralajmerohet-edhe-konference-per-medie

Gjatë ditës së nesërme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet me Sekretarin amerikan Antony Blinken.

Në një komunikatë të lëshuar nga NATO, njoftohet që do të ketë deklarata të përbashkëta pas takimit në një konferencë për shtyp në Osllo të Norvegjisë.

Nuk është bërë e ditur ende se cila do të jetë tema e diskutimit. Por, edhe Stoltenberg e edhe Blinken kanë qenë të zënë, dhe kanë dhënë deklarata edhe në lidhje me çështjen e Kosovës.

Sekretari Blinken i ka dënuar ashpër veprimet e Kosovës në veri, duke paralajmëruar për pasoja në raportet tona ndër-shtetërore.

Deklaratat e tij u denoncuan nga ana e kryeministrit Kurti së fundi që i quajti edhe “shumë naive” mes tjerash.

Related posts

Shefi i NATO-s: Barra e ndihmës për Ukrainën bie mbi 6 ose 7 aleatë, duhet të ketë një ndarje më të drejtë

admin

Trump: Japonia do të investojë në projekte të naftës, gazit dhe mineraleve kritike sipas marrëveshjes tregtare

admin

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron Somalinë në prag të përkeqësimit të krizës së urisë

Muhamet Ramadani