RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Danimarkë: ChatGPT shkruan fjalimin e kryeministres Frederiksen

danimarke:-chatgpt-shkruan-fjalimin-e-kryeministres-frederiksen

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen mbajti një fjalim në parlament të shkruar nga chatboti shumë i diskutuar ChatGPT.

Politikania socialdemokrate theksoi se ”donte të nënvizonte rëndësinë e inteligjencës artificiale (IA)” gjatë fjalimit në debatin parlamentar danez.

”Është edhe magjepsëse dhe e frikshme ajo që është në gjendje të bëjë inteligjenca artificiale”, theksoi Frederiksen.

Në pak sekonda, IA mund të shkruajë një fjalim, të zgjidhë një test universitar ose të përgatisë një raport – dhe ta bëjë atë në mënyrë kaq bindëse sa pak njerëz besojnë se ka qEnë një robot dhe jo një njeri që qëndron pas saj.

“IA nuk është më e ardhmja. Është një realitet. Dhe kjo do të ndryshojë shoqërinë tonë, në një masë që ne thjesht nuk e kuptojmë ende”, theksoi Frederiksen. /atsh

Related posts

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

admin

Dispozita të reja për trotinetët elektrik në Kroaci

admin

Presidenti Erdoğan takon anëtarët e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës

admin