RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Blinken: Zgjidhja e kontesteve Turqi-Greqi, interes i të dyja palëve

blinken:-zgjidhja-e-kontesteve-turqi-greqi,-interes-i-te-dyja-paleve

Blinken tha se pas vizitës në të dyja vendet ka parë interes për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin zgjidhjen diplomatike të mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Ankarasë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në kryeqytetin grek Athinë, një ditë pasi vizitoi fqinjin e saj Turqinë.

“Unë besoj se kjo është në interes të të dy popujve dhe shpresojmë që kjo është rruga që miqtë tanë do ta ndjekin”, tha Blinken pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Duke nënvizuar se Greqia dhe Turqia janë aleatë, partnerë dhe miq të ShBA-së, ai tha se pas vizitës në të dyja vendet, ka parë interes nga të dyja palët për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Veçanërisht në lidhje me atmosferën midis Ankarasë dhe Athinës, e cila u përmirësua pasi Greqia ishte një nga vendet e para që shprehu ngushëllimet dhe ndihmoi Turqinë pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, Blinken tha se ishte dëshmitar i pritjes së sinqertë të ndihmës greke nga populli turk dhe autoritetet shtetërore.

Blinken, megjithatë, shtoi se problemet midis Athinës dhe Ankarasë janë të gjata dhe do të kërkojnë kohë për t’u zgjidhur.

Dendias, nga ana e tij, theksoi se ndihma e Greqisë për Turqinë vjen nga shqetësimet humanitare dhe nuk lidhet me asnjë qëllim të politikës së jashtme.

Blinken, i cili mbërriti në Athinë të hënën në mbrëmje pas vizitës së tij dyditore në Turqi, u takua gjithashtu me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe diskutoi situatën në Mesdheun Lindor, si dhe tërmetet shkatërruese në Turqi.

Sot, ai dhe Dendias nisën raundin e katërt të Dialogut Strategjik Greqi-ShBA.

Përpara tërmeteve, zyrtarët turq kishin shprehur shqetësime rreth politikës së ShBA-së që ndryshon nga ekuilibri i saj tradicional midis Turqisë dhe Greqisë dhe i kishin kërkuar Washingtonit që të kthehej në një qasje më të barabartë. /trt

Related posts

Mjekët pa Kufij: Një sulm tokësor izraelit në Rafah do të ishte katastrofik

admin6

BE mbush rezervat me gaz

admin

Erdogan: Netanyahu është “kasapi i Gazës”, do të gjykohet si Millosheviqi

admin