RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia gjen mbi 6 mijë fishekë në veturën e një serbi në veri

policia-gjen-mbi-6-mije-fisheke-ne-veturen-e-nje-serbi-ne-veri

Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se në veturën e të dyshuarit janë gjetur 6 mijë e 300 fishekë.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.

Related posts

Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor, arreston disa palestinezë

admin

NYT: Provat sugjerojnë se Rusia shkatërroi digën në Ukrainë

admin

Turqi: Në tërmetet 50.783 njerëz humbën jetën, 297 llogariten të zhdukur – VIDEO

Muhamet Ramadani