Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Shmangia nga Tatimi”, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.
Në njoftimin për media thuhet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euro dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.
“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet tutje në njoftim.