RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bolsonaro arrestohet nën dyshimin se ka planifikuar ikjen nga arresti shtëpiak

bolsonaro-arrestohet-nen-dyshimin-se-ka-planifikuar-ikjen-nga-arresti-shtepiak

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është arrestuar të shtunën në vilën e tij në Brazili, vetëm pak ditë para se ta nisë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burgim për udhëheqje të një tentimpuçi.

Ai ka qenë në arrest shtëpiak, në pritje të vendimit të Apelit rreth dënimit që iu shqiptua lidhur me grushtshtetin për t’ia ndaluar fituesit të zgjedhjeve të 2022-tës, Luiz Inácio Lula da Silva, marrjen e detyrës.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Morales, tha se Bolsonaro është arrestuar shkaku i dyshimit të bazuar se ekziston rrezik konkret që ai të arratiset gjatë arrestit shtëpiak.

De Morales tha po ashtu se vendimi për arrestim është marrë si masë parandaluese, pasi janë shfaqur provave të reja që përfshijnë synimin e tij për ta thyer byzylykun e monitorimit të arrestit shtëpiak në synim për ikje.

Në autorizimin e arrestimit, gjyqtari Morales tha se informata e pranuar sugjeron se ish-presidenti e ka synuar ikjen me rastin e tubimit të mbështetësve e të tij të shtunën vonë, që do të mbahej para apartamentit të tij luksoz.

Related posts

Vizita në Kiev, Blinken: Ukraina duhet të zhvillojë demokracinë më të fortë të mundshme

admin

Biden i sigurt se do t’i shesin Turqisë avionët F-16

admin

Pse koha punon në favor të Iranit

RTI