RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bombardimet izraelite shënjestrojnë zona në jug të Libanit

bombardimet-izraelite-shenjestrojne-zona-ne-jug-te-libanit

Forcat izraelite bombarduan sot disa zona në jug të Libanit me artileri dhe mitralozë, pavarësisht armëpushimit, njoftoi agjencisë kombëtare libaneze e lajmeve (NNA), transmeton Anadolu.

Agjencia tha se periferia e lagjes Al-Deir në Nabatieh al-Fawqa u godit nga bombardimet e artilerisë izraelite në mëngjes. Ajo shtoi se forcat izraelite qëlluan gjithashtu me mitralozë drejt qytetit Beit Yahoun në distriktin Bint Jbeil.

Natën e kaluar, artileria izraelite shënjestroi periferitë në Hadatha, raportoi agjencia. Nuk ka informacione të menjëhershme për viktimat ose dëmet. Sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi kanë vrarë gati 4.400 njerëz dhe kanë plagosur 12.500, sipas shifrave libaneze.

Sulmet kanë vazhduar pavarësisht “formulës kornizë” të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të nënshkruar nga Bejruti dhe Tel Avivi më 26 qershor, e cila parashikon tërheqje graduale të Izraelit nga territori i pushtuar në këmbim të vendosjes së ushtrisë libaneze atje.

Izraeli pushton zona në jug të Libanit, disa për dekada dhe të tjera që nga lufta midis viteve 2023 dhe 2024 ndërsa zgjeron praninë e tij brenda territorit libanez gjatë sulmit të tij të vazhdueshëm.

Related posts

Administrata e Trumpit urdhëron ambasadat amerikane të monitorojnë ndikimin e migracionit në Evropë

admin

687 infermierë kërkuan licencë për ikje jashtë vendit në vitin 2022

admin

SHBA: Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor

admin