RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bora lë pa rrymë disa distrikte, KEDS: Po punojmë që të kthehet në normalitet furnizimi me energji elektrike

bora-le-pa-rryme-disa-distrikte,-keds:-po-punojme-qe-te-kthehet-ne-normalitet-furnizimi-me-energji-elektrike

Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë duke bërë kështu që të ketë probleme me furnizim të rregullt me energji elektrike.

KEDS njofton se distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni.

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Related posts

Gjykata franceze lejon të djathtën ekstreme të mbajë konferencë

admin

Rënie rekord e konsumit në Gjermani

admin

Kim Jong Un mbërrin në Rusi mes paralajmërimeve të SHBA-së për të mos shitur armë

admin