BE beson se i vetmi plan i zbatueshëm i paqes për Ukrainën është plani i paraqitur nga presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi se Brukseli nuk e merr seriozisht nismën kineze, shkruan Tass.
Sipas tij, pikëpamja e BE-së është se negociatat diplomatike për arritjen e paqes në Ukrainë nuk do të kishin asnjë kuptim aktualisht.
Borrell kritikoi gjithashtu Kinën për mbështetjen ndaj Rusisë, por vuri në dukje se, sipas Brukselit, Kina ende nuk po e furnizonte Rusinë me armë.
“E vetmja gjë që mund të quhet një plan paqeje është propozimi i Zelenskit. Sepse plani kinez, nuk është një plan paqeje. I vetmi plan është ai që është propozuar nga ukrainasit, por, sigurisht, nuk është pranuar nga rusët”, theksoi ai. /abcnews