RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Borrell: Besoj se është e mundur të zgjidhet çështja e tabelave

​borrell:-besoj-se-eshte-e-mundur-te-zgjidhet-ceshtja-e-tabelave

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka shprehur të dielën mbrëma bindjen se është e mundur të zgjidhet problemi i hapur për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Borrell, në një intervistë për shërbimin publik austriak ORF, theksoi se paqja në rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, shpjegoi ai.

Ai ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur.

“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, tha Borrell.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për njohjen e dokumentëve të udhëtimit.

Related posts

Bislimi priti në takimin Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

admin

Kenia, William Ruto fiton garën presidenciale

admin

Prigozhin fajëson Kremlinin për vdekjen e ushtarëve të tij

rezart morina