RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell deklarohet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

borrell-deklarohet-per-sulmin-ndaj-policise-se-kosoves

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polici e një tjetër është plagosur.

Borrell, thotë se të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen, si dhe autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”.

Related posts

Shkarkimi i Erden Atiqit – numër i madh i qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës po nënshkruajnë peticionin

rezart morina

Erdoğan, Zelenskyy-t: Turqia e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve për paqe në Ukrainë

admin

Kryeministri i Malajzisë kritikon veton e SHBA-së ndaj rezolutës për Gazën

admin6