Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.
Borrell këtë njoftim e ka bërë në llogarinë e tij në Tëitter të shtunën pasdite, duke thënë se tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në këtë drejtim.
“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, ka shkruar Borrell