Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka nisur takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Takimi me Vuçiq ka filluar pasi Borrell ka mbaruar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimeve të ndara, Borrell pritet të mbajë një takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin.
Kujtojmë se në njoftimin e Bashkimit Evropian është thënë se takimi i palëve me Borrell do të ketë për qëllim zgjidhjen e situatës aktuale në Kosovë, pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës.