RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell rendit hapat që Kurti duhet të ndërmerrë për shtensionim të situatës në veri

borrell-rendit-hapat-qe-kurti-duhet-te-ndermerre-per-shtensionim-te-situates-ne-veri

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti ku ka renditur hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës në veri.

Borrell ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore duhet që të punojnë nga lokacionet tjera, e që nuk janë ndërtesat e komunave.

Si hap të dytë ai ka përmendur tërheqjen e operacioneve policore të Kosovës në këto katër komuna, duke thënë që Njësia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet.

Teksa ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur.

Letra e plotë:

Si hap i parë, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të përkohësisht të punojnë nga lokacione tjera e që nuk janë ndërtesat e komunave. Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit aktualisht e kanë përfillur kërkesën. Ne besojmë që edhe kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, të cilët i përkasin partisë tuaj, të ndjekin këtë kërkesë.

Ne gjithashtu kemi kërkuar suspendimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Njësia speciale e Policisë duhet të tërhiqet. Paralelisht ne jemi duke kërkuar edhe nga Serbia mbështetje për tërheqjen e elementeve radikale nga këto zona. Pas shtensionimit të situatës ne jemi të gatshëm të diskutojmë aranzhimet e sigurisë me KFOR-in në katër komunat.

Ne gjithashtu kemi kërkuar për zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë që është e mundur në katër komunat veriore, dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe ia kemi bërë të qartë këtë kërkesë presidentit serb, Vuçiq. Bazuar në legjislacionin e Kosovës, janë disa mënyra për mbajtjen e zgjedhje të reja.

Related posts

Bashkimi Europian ndalon importin e qymyrit nga Rusia

admin

Ish-ministri iz’raelit bën thirrje për ndalimin e të gjitha ndihmave humanitare në Ga’za

RTI

Turqi-Katar: 50 vjet raporte diplomatike, dakordësi për të rritur lidhjet

rezart morina