RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, senatorët pengojnë shitjen e armëve për Hungarinë pasi bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO

shba,-senatoret-pengojne-shitjen-e-armeve-per-hungarine-pasi-bllokon-anetaresimin-e-suedise-ne-nato

Udhëheqësi i republikanëve në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, James Risch do të pengojë shitjen e armëve për Hungarinë për shkak se ky vend nuk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Washington Post”, Risch ka ndërmarrë hap për të “ndëshkuar” Hungarinë e cila nuk ka miratuar ende anëtarësimin e Suedisë në NATO. Në një deklaratë për gazetën, Risch tha se ka pezulluar shitjen e armëve në vlerë prej 735 milionë dollarë për Hungarinë.

“Nëse Hungaria e dëshiron paketën e armëve, ajo duhet të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Edhe më parë qeverisë hungareze ia kam thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë shqetësimet e mia lidhur me mosmiratimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO”, tha Risch.

Në kuadër të paketës së armëve në fjalë, ishte planifikuar furnizimi i Hungarisë me 24 bateri lëshimi të raketave HIMARS dhe mbi 100 raketa.

Për realizimin e shitjeve për të gjitha armët ndaj një shteti të huaj në SHBA, para se njoftimi për shitje të njoftohet nga Departamenti i Shtetit, është e nevojshme të jepet miratimi i udhëheqësve demokratë dhe republikanë në komitetet e marrëdhënieve me jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Kundërshtimi i Risch do të pengojë që Departamenti i Shtetit të përparojë procesin e shitjes.

Related posts

Procesi i konvertimit të targave në RKS, deri tani 57 vetura të djegura

admin

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

RTI

Vritet edhe një gazetar në Meksikë, shkon në 15 numri i të vrarëve këtë vit

admin