Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një “vrimë të zezë”, duke e shtyrë atë në errësirë dhe të ftohtë.
Borrell u prononcua për gazetarët përpara se të merrte pjesë në takimin e ministrave të zhvillimit të vendeve të BE-së.
Duke thënë se në takim do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës, Borrell tha: “Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Putini vazhdon të bombardojë Ukrainën. Putini po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë ku nuk ka dritë, energji elektrike dhe ngrohje për t’i vënë ukrainasit në errësirë dhe të ftohtë”.
Përfaqësuesi i BE-së theksoi se në takim do të diskutohet për situatën në Ukrainë në aspektin e krizës humanitare. /atsh