RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Edi Rama flet me autoritetet e Britanisë për emigrantët

edi-rama-flet-me-autoritetet-e-britanise-per-emigrantet

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik, Rishi Sunak, kanë biseduar së bashku pasditen e sotme, siç informon vetë zyra e Downing Street.

Sipas deklaratës, liderët e dy shteteve folën për forcimin e marrëdhënieve për sa i përket tregtisë, investimeve dhe sektorit të mbrojtjes, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen kibernetike, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.

Britaniku Sunak, edhe pse i ka dhënë rëndësi kontributeve të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ka pohuar se duhet bërë ende shumë për t’u përballur me fenomenin e emigracionit ilegal, si dhe në përmirësimin e legjislacionit për sa i përket trajtimit të azilkërkuesve dhe rikthimi i tyre në vendlindje në rastin e refuzimit të lejes së qëndrimit.

Related posts

Nga ngërç politik te komuniteti serb/ Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

admin

Gjyqi penal ndaj ish-presidentit Donald Trump, përzgjidhen 7 anëtarët e parë të jurisë! Çfarë pritet të ndodhë në javët e ardhshme

admin

Princi i Kurorës Saudite mbërrin në Jordani në vizitën e tij të parë

admin