RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Bota do të jetë dëshmitare e shumë vdekjeve nga uria në ditët e ardhshme”

“bota-do-te-jete-deshmitare-e-shume-vdekjeve-nga-uria-ne-ditet-e-ardhshme”

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza paralajmëroi për rritjen e vdekjeve nga uria në veri të Gazës, në të cilën nuk mbërrijnë ndihma të mjaftueshme humanitare për shkak të bllokadës dhe pengesave të Izraelit, transmeton Anadolu.

Ministria e shëndetësisë publikoi një deklaratë lidhur me vdekjet nga uria në veri të Rripit të Gazës ku Izraeli ndalon hyrjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratë njoftohet se në veri të Gazës nga toka kanë mbërritur shumë pak ndihma humanitare dhe nuk janë të mjaftueshme. “Bota do të jetë dëshmitare e shumë vdekjeve nga uria në ditët e ardhshme”, thekson deklarata.

Më tej duke informuar se për shkak të ndihmave të pamjaftueshme uria do të eliminojë popullatën në veri të Gazës, në deklaratë tërhiqet vëmendja gjithashtu edhe për bombardimet e Izraelit ndaj palestinezëve që presin ndihmë.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se Izraeli e ka bërë rutinë bombardimin e palestinezëve që i ka lënë në uri dhe pa ujë, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar e shikon këtë vetëm përmes ekraneve.

“Në Gaza çmimi për një sasi të vogël ushqimi mund të jetë vdekja” thuhet në deklaratën në të cilën i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shpëtojë nga uria dhe vdekja popullin në veri të Gazës.

Në sulmin e ushtrisë izraelite e cila këtë mëngjes shënjestroi palestinezët të cilët prisnin ardhjen e kamionëve me ndihma në lindje të Rripit të Gazës, humbën jetën 7 persona ndërsa u plagosën mbi 20 të tjerë.

Në sulmin e Izraelit në fillim të muajit mars ndaj palestinezëve që po prisnin ndihma humanitare, humbën jetën 118 persona dhe u plagosën 760 të tjerë.

Me vdekjen edhe të 2 foshnjave të tjera në ditën e parë të Ramazanit është njoftuar se numri i vdekjeve nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës është rritur në 27.

Kombet e Bashkuara (OKB) kishin paralajmëruar se 2,2 milionë njerëz në Rripin e Gazës nën sulmet intensive të Izraelit, ndodhen përballë rrezikut të urisë.

Sipas OKB-së, 378 mijë njerëz në Gaza përballen me urinë e nivelit 5, e cila quhet “katastrofike” ndërsa 939 mijë njerëz përballen me urinë e nivelit 4 e cila njihet si “situatë emergjente” sipas shkallës së Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC).

Related posts

Luftime të ashpra në Bakhmut, ushtarët ukrainas thonë se do të luftojnë deri në fund

rezart morina

Vetëvendosja, partia më e pasur shqiptare në Kosovë, ja sa shkojnë të ardhurat e LVV

admin

Vjedhja e 200 mijë eurove, reagon Teqja e Gjakovës – kanë qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut

rezart morina