RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftime të ashpra në Bakhmut, ushtarët ukrainas thonë se do të luftojnë deri në fund

luftime-te-ashpra-ne-bakhmut,-ushtaret-ukrainas-thone-se-do-te-luftojne-deri-ne-fund

Ushtarët ukrainas prej muajsh janë në vijën e frontit në Donetsk, ku vazhdojnë luftimet e ashpra me forcat ruse, raporton Anadolu.

Luftimet mes dy ushtrive vazhdojnë në Lugansk, Kharkiv, Kherson dhe Zaporozhye, ndërkaq përleshjet më të ashpra janë në drejtimin Bakhmut, Avdeyevka, Marinka dhe Vuhledar në rajonin e Donetskut.

Përleshjet e ashpra prej muajsh po vazhdojnë në Bakhmut, i cili ka rëndësi strategjike. Me të mbërritur në vijën e parë në drejtim të Bakhmutit, ekipi i Anadolu regjistroi situatën në terren.

Në zonën ku ndodheshin tanke dhe mjete të tjera të blinduara se bashku me këmbësorinë dëgjoheshin zhurma të vazhdueshme shpërthimesh.

Një ushtar ukrainas me emrin e koduar “Flash” dhe oficer i brigadës, pjesëtarët e së cilës u mblodhën në front të gatshëm për përleshje në rrugët e Bakhmutit.

Ky ushtar ukrainas i ka bërë një vit në front. Për situatën në terren ai foli teksa hipi në një autoblindë që transporton ushtarë për të hyrë në Bakhmut, ku mund të arrihet vetëm në këtë mënyrë, sepse rrugët janë nën sulme të vazhdueshme.

Në fillim të luftës, ai ishte në vijën e frontit në Kharkiv.

Ukrainasi 50-vjeçar tani po lufton në rajonin e Donetskut. “Tani po përgatitemi të hyjmë në Bakhmut”, tha ushtari ukrainas. Ai theksoi se gjendja në qytet është e vështirë.

Një tjetër ushtar 29-vjeçar, me emrin e koduar “Muzikanti”, tha: “Tani po shkojmë në Bahmut. Atje po zhvillohen luftime të ashpra”.

Ai tha se janë të gatshëm të japin gjithçka nga vetja për të fituar luftën.

“Ne do të luftojmë deri në fitore. Do të luftojmë deri në fund. Gjithçka do të shkojë mirë, situata është nën kontrollin tonë”, tha ushtari me ermin e koduar “Tigri”.

Related posts

Senatorja amerikane: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari

rezart morina

Zbulohet dhe shkatërrohet rrjeti i trafikut të organeve në Pakistan

admin

Shtëpitë, dyqanet muslimane të rrënuara; mbi 150 të arrestuar në Nuh të Indisë pas trazirave – VIDEO

rezart morina