Ahmed Barhoum humbi gruan e tij, vajzën e tyre pesëvjeçare dhe pesë të afërm të tjerë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre në Rafah mbrëmë.
“Kjo është një botë pa të gjitha vlerat dhe moralet njerëzore,” tha Barhoum për agjencinë e lajmeve Associated Press, ndërsa mbante trupin e vajzës së tij të vrarë, Alaa.
“Ata bombarduan një shtëpi plot me njerëz të zhvendosur, gra dhe fëmijë. Nuk kishte dëshmorë përveç grave dhe fëmijëve.”